Familjarët në Gjilan dyshojnë se 7 vjeçari mund të jetë vrarë për arsye raciste

Një ditë më parë, derisa po kthehej nga shkolla i vetëm, 7-vjeçari nga Lipjani, Ilias Mahmuti, u vra mizorisht në Bazel të Zvicrës. Një grua 75-vjeçare e preu atë në fyt me thikë. Ajo më pas e lajmëroi policinë për rastin dhe e pranoi fajësinë para organeve të drejtësisë. Trupi i pajetë i miturit, që do të kthehet në Kosovë për t’u varrosur, është ende në obduksion. Express ka qëndruar sot në Gjilan nga ku familjarët e të miturit kanë folur për tragjedinë që u ka ndodhur.

Rrëfimi nga Gjilani – si e morën vesh familja Xhemaili lajmin

Këtë të hënë, pas një pushimi dy javor në Gjilan, familja Mahmuti u nisën për në Zvicër, aty ku Valoni (babai i 7 vjecarit të vrarë), jetonte së bashku me gruan Samirën dhe të dy djemtë.

Por, po atë ditë, Samira u sëmurë dhe kështu u shtri në spital. Për këtë, të dy fëmijët mbetën në përkujdesjen e të atit.

Njëjtë kishte ndodhur edhe të enjten, herët në mëngjes. 7-vjeçari, Elias Mahmuti, që këtë vit kishte filluar klasën e parë, pak para se të nisej për në shkollë e kishte telefonuar të ëmën e sëmurë për t’i treguar se çka kishte veshur, duke i premtuar se do ta vizitonte sapo ta kryente mësimin.

Familja ne Gjilan

Por, e enjtja ishte e kobshme për familjen Mahmuti pasi Iliasi djali i tyre 7 vjecar duke u kthyer nga shkolla u përgjak nga duart e një 75-vjeçareje, e cila e theri atë me thikë në fyt në mes të rrugës. Fëmija ndërroi jetë në spital pak minuta më vonë.

Gjyshërit e Iliasit (nga nëna), Zaimi dhe Ajshja, që jetojnë në Gjilan, sot gjatë ditës, në një bisedë për Gazetën Express, kanë rrëfyer krejt mënyrën se si morën vesh për rastin.

Mes lotësh, të tronditur, ende nuk po mund të besojnë se nipi i tyre, që e përcollën pak ditë më parë për në mërgim, nuk është më, e aq më pak për mënyrën e tmerrshme se si ai kishte ndërruar jetë.

“Dje në mëngjes ish çu djali për në shkollë me shku, e ish veshë, ja kish marrë babës së vet telefonit e ka thirr nanën e vet i ka thanë mam kshyrëm a jam vesh mirë se jam tu shku në shkollë, ajo me dhimbje të vet mos me pa djali, i ka than shumë mirë mami, tash a të ka kalu ka pyet ai kur ki me u kthy te shpia”, rrëfen Ajshe Xhemaili, duke treguar se pas kësaj bisede djali ishte nisur për në shkollë, e ky ishte komunikimi i fundit që prindërit kishin pasur me të.

 Pas kësaj, djali i përcjellë nga babai i tij, Valoni do të shkonte për në shkollë, e prindërit për të pas disa orësh dëgjuan nga policia, pasi të njëjtin veçse e kishin dërguar me plagë të rënda për në spital.

Derisa 7-vjeçari po kthehej nga shkolla, në rrugën që përshkonte çdo ditë, u sulmua nga një grua 75-vjeçare, e cila pasi që goditi të miturin me thikë u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Familjarët u shqetësuan nga vonesa e djalit e kështu lajmëruan mësuesen e tij për të pyetur se a ishte kryer orari. Pikërisht mësuesja është ajo që, sipas mediave zvicerane, e ka gjetur e para djalin e plagosur rëndë.

Prindërit morën edhe mesazhin, por jo ashtu siç kishte ndodhur rasti, atyre iu tha se djalin e kishte goditur një veturë, e kështu e kishin futur në operacion urgjentisht.

 Nëna e djalit, Samira, që ishte vetë e shtrirë në spital, u dërgua menjëherë para sallës ku po mbahej operacioni i 7-vjeçarit, e pak minuta më vonë asaj ia kumtuan lajmin – djali nuk kishte mundur t’u mbijetonte plagëve.

 Njëjtë siç edhe ka deklaruar Samira Xhemaili për “Blick”, edhe familjarët po thonë se asnjëherë në jetë nuk kishin problem me askënd, aq më pak me një grua të moshuar.

Samira Xhemaili ne vendin ku ju vra djali

 Në kohën kur Express po qëndronte në familjen Xhemaili në Gjilan, familjarët e të ndjerit kishin shkuar për të parë trupit e pajetë, ndërkaq iu ishte kumtuar se gruaja që kreu veprën makabër kishte probleme të rënda shëndetësore të natyrës psikike, e për veprën kishte rrëfyer para organeve të rendit në Zvicër.

Madje siç thuhet plaka u kishte dërguar vet sms organeve të rendit për t’u treguar për aktin që kishte kryer.

Trupi i pajetë i 7-vjeçarit Ilias Mahmuti do të kthehet në Kosovë sapo të përfundojnë të gjitha procedurat, ndërkaq varrimi i tij do të bëhet në Gjilan, ashtu siç kanë kërkuar gjyshërit, te të cilët gjithmonë ai i kishte kaluar pushimet.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *