74 vjeçari vdes në një motel në Gjilan, policia nga njoftohet nga gruaja që ishte me të

74 vjeçari vdes në një motel në Gjilan, policia nga njoftohet nga gruaja që ishte me të

Një 74 vjeçar ka ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit.

Ngjarja ka ndodhur të premten që e lamë pas. Sipas të dhënave që posedon Express, personi, viti i lindjes (1945), derisa po qëndronte në një dhomë të motelit me një grua, ishte alivanosur. Kjo e fundit kishte lajmëruar policinë.

Policia bashkë me autoambulancën dhe ekipet tjera kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e personit në fjalë.

Për këtë rast, gjatë ditës së djeshme ka raportuar edhe policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar nga Policia e Kosovës shkruan Indeksonline.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar./06press/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *