Drejtori Nazim Gagica me urdhëresë të veçantë ndalon mbajtjen e kurseve private

Drejtori Nazim Gagica me urdhëresë të veçantë ndalon mbajtjen e kurseve private

Drejtoria e Arsimit ka lëshuar një urdhëresë ku ndalohet rreptësisht mbajtja e kurseve private brenda dhe jashtë institucionit edukativo arsimor me nxënës që mësimdhënësi i mëson(nxënësit e vet), imponimi për blerjen e mjeteve, marrja e mitos nga nxënësit, prindërit apo nga të tjerët për përmirësim të notave, kalim në klasë, dhënie provimi apo forma të tjera të ngjashme me qëllim të përfitimit material.

Sipas kësaj urdhërese të nënshkruar nga Nazim Gagica dhe e cila i është dorëzuar edhe Lutfi Hazirit dhe inspektoratit të punës, inspektoratit të arsimit dhe ATK-së, obligohen drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit e të gjitha niveleve të IEAA për zbatimin e Urdhëresës në fjalë.

Për moszbatimin e Urdhëresës, do të merren masa adekuate , suspendim i përkohshëm, ulje degradim të pozitës, transferim në shkollë tjetër brenda nivelit dhe jashtë nivelit të institucionit edukativo arsimor dhe ndërprerja e marrëdhënies së punës do të shqiptohen për shkelje të rënda të detyrave të punës në pajtim me këtë rregullore, kontratën kolektive dhe kontratën e punës thuhet në këtë urdhëresë./06press/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *