Kadriu: Rinia e Anamoravës po e përqafojnë dhe përkrahin konceptin e AAK-së

Kadriu: Rinia e Anamoravës po e përqafojnë dhe përkrahin konceptin e AAK-së

Të mërkurën një numër i madh i të rinjëve i janë bashkuar AAK-së dega në Gjilan, derisa Rexhep Kadriu ka thënë se çdo ditë e më shumë po përkrahet puna e mirë e shtetndërtimit dhe qasja më ndryshe që ka AAK ndaj rinisë në përgjithësi.

Rexhep Kadriu ka shtuar se rinia e Gjilanit dhe e Anamoravës po e përqafojnë dhe përkrahin konceptin e AAK-së sepse jemi treguar të kujdesshëm në kërkesat e tyre dhe kemi treguar se vërtet kuadrot e AAK-së dijnë të bëjnë punë e vepra të mira shtetërore dhe institucionale ka thënë Kadriu.

Kurse në njoftimin e degës së AAK-së thuhet se çdo ditë që e kalojmë, vetëdija qytetare sa vjen e rritet, dhe kur vetëdija rritet, mundësia për t`i manipuluar zvogëlohet, dhe kur bëhet e pamundur për t`i manipuluar, ata vendosin vet. Kjo po ndodh me të rinjtë tanë. Rrugës sonë drejt një të ardhme tjetërfare, sot iu bashkuan edhe disa të rinjë, të cilët me ardhjen e tyre në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, i japin shpresë komunës sonë, Anamoravës dhe mbarë Kosovës.

Askush nuk mund ta vë në dyshim se rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është e pa imagjinueshme pa rininë, pa dhënien e hapësirës për veprim për gjeneratën e kompjuterizuar, për këta të rinjë e të reja që suksesshëm po maten me dijen, shkathtësitë dhe idetë me moshatarët e vendeve evropiane që tani janë qindra vjet shtet thuhet në njoftimin e AAK-së dega në Gjilan./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *