Sot protestohet para komunës në Gjilan

Sot protestohet para komunës në Gjilan

Me anë të një shkrese zyrtare, Këshilli i Tregut të Gjelbërt në Gjilan njofton që nesër me datë: 28/03/2019, me fillim nga ora 10:00 do të protestohet paqësisht para Zyrës së Kryetarit dhe Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Qëllimi kryesor i kësaj proteste do të jetë kundërshtimi i vendimit arbitrar të Komunës së Gjilanit, për fillimin e punimeve në treg në kohë shumë të papërshtatshme për tregtarët raporton 06press.

Kërkesat eksplicite të kësaj proteste janë:
• Të mos fillohen punimet në treg para datës 1 shtator 2019,
• Dhe qe punimet ne treg te zhvillohen në faza, në mënyrë që të garantohet funksionimi i tregut,

Me rrespekt, Këshilli i Tregut shkruan në shkresën zyrtare./06press/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *