Qemajl Mustafa fillon punën, dëshiron një PDK dinamike

Qemajl Mustafa fillon punën, dëshiron një PDK dinamike

Pasi fitojë bindshëm për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa ka dalur në selinë e PDK-së, ku edhe ka takuar një pjesë të Këshillit Drejtues. Mustafa ka thënë se dëshiron që struktura e PDK të jetë dinamike dhe në lëvizje të përhershme.

Qemajl Mustafa të hënën ka dal në zyrat e degës, ku edhe është takuar me një pjesë të Këshillit Drejtues të PDK-së.

Porosia e Qemajl Mustafës adresuar Këshillit Drejtues dhe të tjerëve ishte se ai dëshiron një PDK dinamike dhe në lëvizje të përhershme.

Megjithatë porosia kryesore e kreut të PDK-së ishte se ai dëshiron të angazhojë secilin anëtar të PDK-së.”Fundja, koncepti im është i tillë që do ta angazhojë secilin anëtar të Këshillit, secilin delegat të Kuvendit, kryesitë e nëndegëve dhe qindra profesionistë nëpër komisione. Dua që struktura e PDK të jetë dinamike dhe në lëvizje të përhershme” është shprehur Mustafa

Ndryshe, Mustafa thotë se pas zgjedhjes së Kryetarit dhe Këshillit të degës prej 71 anëtarëve nga Kuvendi i degës së PDK në Gjilan, mbetet të zgjedhet edhe organi ekzekutiv i Këshillit e që është Kryesia e degës.

“Kryesia do t`i ketë 21 anëtarë bashkë me kryetarin e degës dhe me kryetaren e rinisë. Kjo do të thotë që Këshilli i degës do të zgjedhë me votë të fshehtë edhe 19 anëtarë të kryesisë nga përbërja e vet. Ka spekulime nga më të ndryshmet se kur dhe si do të zgjedhen kryesitë e degëve nëpër gjithë hapësirën e Kosovës por ende nuk e kemi një qëndrim të saktë nga Prishtina rreth kësaj çështje. Me statutin aktual dhe me rregulloren e tanishme zgjedhore, votohet fshehtë sikur edhe deri më tani. Por, nëse kryesitë zgjedhen pas Konventës së PDK e cila do të duhej të mbahet në pjesën e parë të Qershorit atëherë gjërat mund të ndryshojnë sepse Statuti i ri i PDK mund të pësojë ndryshime në këtë Konventë” shprehet Mustafa.

Mustafa thotë se këto ndryshime (eventualisht), mund ta ndryshojnë edhe mënyrën e zgjedhjes së kryesisë. “Personalisht mbetem pranë qëndrimit që vota e fshehtë është përcaktuesi më i mirë dhe më i besueshëm për zgjedhjen e saj. Në degë ka vend për të gjithë ata që e duan punën dhe që e duan fitoren e PDK. Pas zgjedhjes së kryesisë dega do t`i formojë sektorët profesionalë në të cilët do të angazhohen qindra profesionistë të mirë të komunës. Platforma ime parasheh themelimin e 18 komisioneve profesionale si ai për planifikim dhe projektim strategjik, për arsim, për shëndetësi, për planifikim hapësinor dhe urbanizëm, për shërbime publike, për ekonomi e investime, për integrime dhe për diasporën… pastaj, në degë do të ketë edhe trupa të tjerë këshillues në të cilët do të vijnë të gjitha moshat, kontributet dhe gjinitë. Përbërja e Këshillit të degës është fortë e mirë andaj me të drejtë pres që do ta kemi një Kryesi të fuqishme e kredibile para publikut e cila do të kryejë shumë punë dhe suksesshëm do ta udhëheqë degën bashkë me kryetarin e saj deri në fitoret e sigurta edhe në nivelin lokal po edhe në atë nacional”ka thënë Mustafa../06press/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *