Muhamet Ajrullahu kontribuon me 33 mijë euro për ndërtimin e xhamisë në Zhegër

Muhamet Ajrullahu kontribuon me 33 mijë euro për ndërtimin e xhamisë në Zhegër

Ndërmarrja ndërtimore “AR – KATANA”, me pronar Muhammet Ajrullahu ka dhënë kontribut në vlerë të 33 mijë eurove për ndërtimin e xhamisë në Zhegër.

Në vendimin e kompanisë thuhet se sipas kërkesës së Nuhi Hajrullahut, Arben Nezirit, Mejdi Kadriut, Afrim Idrizit dhe Abedin Fazliut për dhënien e kontributit për ndërtimin e xhamisë, pronari Muhamet Ajrullahu në prezencën e Demush Ramadanit, Edon Ramadanit dhe Raphael Ajrullahut ka marrë vendim për dhënien e ndihmës financiare në vlerë prej 33 mije eurove.

Muhamet Ajrullahu tha se do të përkrah vazhdimisht projektet e mëdha ku përfitues është komuniteti shumicë. Ajrullahu tha se arsyeja pse ka vendosur të kontribuoj me 33 mijë euro lidhet me 33 reqatet. “Muaji i Ramazanit është muaji i solidaritetit dhe është sevap i madh me kontribuar për raste të tilla” tha ai.

Ndryshe, Muhamet Ajrullahu njihet edhe për donacionet tjera të shumta që ka dhënë në fushat humane./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *