Aktakuzë për një shtetas të Serbisë e një të Shqipërisë, që u zunë në Gjilan me 52.37 kg marihuanë

Aktakuzë për një shtetas të Serbisë e një të Shqipërisë, që u zunë në Gjilan me 52.37 kg marihuanë

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, njëri shtetas i Republikës së Shqipërisë, ndërsa tjetri shtetas i Republikës së Serbisë, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga data 26 janar 2019.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit F. TH. dhe L. M., më 24 janar 2019, rreth orës 16:00 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Ponesh, pa autorizim, me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes kanë transportuar substancë narkotike të llojit ‘Marihuanë’, në peshë prej 52.37 kg”, thuhet në njoftimin për media të Prokurorisë.

Sipas njoftimit, i pandehuri F.TH., pas një marrëveshje paraprake, e kishte marrë substancën narkotike nga një person i panjohur në Prizren, me ç’rast me automjetin e tij, të njëjtën në bazë të marrëveshjes është dashur ta transportonte deri tek i pandehuri L. M., i cili edhe e kishte pritur në parkingun e një Qendre Tregtare në Gjilan.

“I pandehuri F. TH., është ndaluar në fshatin Ponesh nga policia, ku në bagazhin e automjetit iu është sekuestruar substanca narkotike, ndërsa i pandehuri tjetër L. M., është arrestuar deri sa ishte në pritje të substancës, tek i cili edhe janë gjetur të holla në shumë prej 2,000 euro, për kompensim në bazë të marrëveshjes. Në këtë mënyrë, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *