Gjilani nis operacion “fshesa” liron dhjetë futbollistë

Gjilani nis operacion “fshesa” liron dhjetë futbollistë

Gjilani ka vendosur ta ndërpresë bashkëpunimin dhe konratat 10 futbollistëve, të cilët do të jenë të lirë për sezonin 2019/20.

Përmes një postimi në faqen zyrtare Gjilani ka njoftuar se ka liruar  lojtarët, duke ju dëshiruar suksese në karrierë.

“Sport Club Gjilani, ju informon se ka mbyllur marrëveshjet edhe me futbollistët të cilët ishin transferuar vitin e kaluar në ekipin tonë. Jefferson Lopes,Wilber Perez, Ansi Nika, Endrien Magani, Vilson Lila, Kledi Koci,Vilfor Hysa, Shpend Asani dhe Semir Hadzibulic, janë futbollistët të cilët nuk do të vazhdojnë paraqitjet e tyre në klubin e Gjilanit.Klubi i falemnderon futbollistët e lartëcekur për kontributin e tyre gjatë këtij udhëtimi të edicionit që e lamë pas dhe ju uron sukses në vazhdimin e karrierës së tyre”.

“Gjithashtu bordi drejtues i skuadrës është në bisedime me pjesën tjetër të futbollistëve nga edicionet e kaluara, për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për të ardhmen. Vlenë të theksohet se drejtuesit e klubit po vazhdojnë negociatat edhe me futbollistë të rinjë, ku po punohet për afrime të reja në skuadrën e Gjilanit dhe shumë shpejt pritet të ndodhin edhe zyrtarizime të tjera në kampin kuq e bardh”, thuhet në njoftimin e klubit.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *