Bukurie Avdiu: Pesëlirëshi është pak për Drenicën

Bukurie Avdiu: Pesëlirëshi është pak për Drenicën

GJILANI NDIHMON DRENICËN T’I PERBALLOJË DHEMBJET

Gjilani, deri tash, ka dorëzuar rreth 100 mijë marka. Selim Shala, Zeqirja Qerimi, Sabit Bajrami, bashkëshortët Xhavit dhe Hajrie Sejdiu dhe Hazir Haziri kanë dhënë mjetet e destinuara për haxh.

Njëri prej tyre ka deklaruar se “haxhi ynë sivjet, është Drenica”

Shkruar me 31 Mars 1999, Gjilan, Gazeta Bujku, rishkruar nga 06press.

Vargu i qytetarëve gjilanas që po japin ndihma për banorët e Drenicës. Të cilet u vranë e u masakruan në një luftë të pabarabartë me pushtuesin serb, në mbrojtje të pragjeve të shtëpive e të nderit familjar e kombëtar, po rritet për çdo ditë. Aksioni ka marrë shtrirje të të gjitha katëgoritë e qytetarëve.

Dhembjen e Drenicës po e ndjejnë e përjetojnë edhe fëmijët e  kësaj pjese të Kosovës, të cilët në disa shkolla vetvetiu kanë ndërmarrë nisma për grumbullimin e mjeteve për moshatarët e tyre, disa nga të cilet lanë edhe kokat nëpër shtëpitë e veta e shumë të tjerë, humbën prindërit, vëllezërit, motrat dhe me të dashurit tjerë.

Vendimi I KBI të Kosovës për anulimin e haxhit u prit me mrëkuptim të plotë të qytetarëve të Gjilanit. Ata jo vetëm se hoqën dorë nga ky udhëtim por 6 prej tyre, mjetet për këtë destinacion I dhanë për Drenicën. I pari prej tyre ishte Selim Shala, I cili deklaroi se “ haxhi ynë sivjet është Drenica” dhe 3.000 DM I dha për këtë pjesë të Kosovës, e cila jo rastësisht po vritet nga Serbia.

Në këtë rresht hynë ps tij, edhe qytetarët: Xhavit e Hajrije Sejdiu nga Malisheva, Sabit Bajrami nga Zhegovci. Zeqirja Qerimi nga Përlepnica, si dhe Hazir Haziri nga Zhegra, I cili ndau 2.000DM.

Nga numri I madh I qytetarëve tjerë që dhanë mjete për Drenicën, ndihmë kjo që vlerësohet të ketë arritur mbi 100 mijë DM, duhet veçuar qyetaren nga Përlepnica Bukurie Avdiun e cila pa hamendje hoqi pesëlirshin e vet nga qafa “Për Drenicën është pak edhe një pesëlirësh” ka thënë ajo. /06press/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *