Gjilani “pushton” Superioren e Shqipërisë, merr edhe sulmuesin e Tiranës

Gjilani “pushton” Superioren e Shqipërisë, merr edhe sulmuesin e Tiranës

Bedri Greca mund të quhet lojtar i Gjilanit. Sulmuesi i krahut te Tirana, një nga më të mirët e bardhebluve në sezonin e fundit, është joshur nga oferta e klubit kosovar dhe ka rënë dakord për të firmosur.

Zyrtarizimi i tij është çështje orësh dhe lajmin e konfirmojnë për “Panorama Sport” burime të sigurta në klubin kosovar, por gjithashtu edhe pranë lojtarit kryeqytetas, raporton Gazeta Olle.

Grecës i përfundonte kontrata dhe trajneri vlonjat i Gjilanit, Gentjan Mezani, duke njohur mirë lojtarin, pasi e ka trajnuar te Flamurtari, u ka kërkuar drejtuesve të nxitojnë për të mbyllur marrëveshjen.

Deri më tani Gjilani ka zyrtarizuar treshen e Luftëtarit, portierin Ruçi dhe mbrojtësit Rapa e Xhekson, si dhe ish-mesfushorin e Flamurtarit, Useini.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *