Mësohet mosha e personit që u gjet i varur sot në Pogragjë

Mësohet mosha e personit që u gjet i varur sot në Pogragjë

Në fshatin Pogragjë komuna e Gjilanit, një person i moshës 46 vjeçare është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë së tij, saktësisht në stallë të lopëve, në katin e dytë njoftoj prokuroria e Gjilanit.

Sipas prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion teksa rasti është duke u hetuar.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në fshatin Pogragjë komuna Gjilan, një person është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë së tij. Rasti është duke u hetuar dhe prokurori kujdestar ka dhënë urdhër qe trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për obduksion, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *