Selmani: Distancohem nga puna e komisionit dhe nuk mbajë përgjegjësi morale

Selmani: Distancohem nga puna e komisionit dhe nuk mbajë përgjegjësi morale

Aliriza Selmani historian i njohur dhe ish drejtor i arkivit të Gjilanit ka punuar gjatë dhe me devotshmëri e përkushtim në komisionin për emërtimin e rrugëve dhe të shesheve në komunën e Gjilanit. Selmani thotë se nuk është pajtuar me mënyrën e punës, me mënyrën se si janë propozuar emrat dhe si janë arsyetuar. Kam munguar muajt e fundit sepse isha aksidentuar dhe kam parë emra të rinj që janë vendosur pa ndonjë kriter dhe për këtë arsye nuk mbajë përgjegjësi morale dhe distancohem sepse ka gabime dhe të meta të shumta shprehet ai.

Aliriza Selmani pothuajse është ndër njerëzit e pakët që ka punuar me kompetencë profesionale në komisionin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve. Ky komision ka punuar me vite mirëpo në radhët e qytetarëve dhe shoqërisë civile ka shumë pakënaqësi për faktin se ka dominuar politika dhe interesat familjare të vet anëtarëve të komisionit.

Aliriza Selmani në një bisedë për rajonipress thotë se ka punuar në tri komisione. “E falënderoj komunën që ma ka besuar këtë detyrë dhe s`kam ikur nga obligimet dhe përgjegjësit asnjëherë. Në këtë komision kam propozuar ekspertë dhe profesor dhe arritëm ta angazhojmë edhe Fehmi Rexhepin dhe fillimi ishte i mirë. Por më vonë dolën në shesh interesa familjare dhe të rrethit të politikës sepse kanë munguar biografitë e të propozuarve. Për të vendosur për një rrugë apo shesh duhet të ketë merita të veçanta personi, që pritet të emërohet një rrugë. Ka shumë njerëz që biografitë i kanë të mangëta” shprehet Selmani.

Historiani Aliriza Selmani thotë se kishte probleme me shëndet dhe ka kërkuar disa herë që të lirohet nga ky angazhim. “Kam kërkuar të lirohem nga komisioni për arsye shëndetësore po nuk pranuan, nuk jam pajtuar për shumë propozime, dhe muajt e fundit nuk isha prezent fare dhe nuk e di çka kanë vendosur. Po shoh emra të rinj dhe që nuk janë shqyrtuar fare në komision. Ka gabime deri në 50% dhe ka pasur njerëz jo profesional, ka pasur emra të familjarëve. Puna e komisionit është punë me shumë përgjegjësi dhe kërkon shumë angazhim, pastaj edhe njohuri historike. Nuk jam pajtuar me mënyrën e punës që nga fillimi derisa u aksidentova dhe kam munguar disa muaj dhe realisht nuk mbajë përgjegjësi dhe si anëtar i komisionit distancohem dhe nuk mbajë përgjegjësi morale. Kam reaguar shumë herë dhe nuk më kanë përfillur. Disa nga emërimet e mëparshme me emra meritor dhe të adaptuar në popull kam kundërshtuar që të ndërrohen si psh. Xhon Sereqi, por nuk me kanë përfill” tha Selmani.

Aliriza Selmani thotë se në përbërjen e komisionit kishte emra të politikës të cilët kurrë s`kanë marrë pjesë në mbledhje. “E vetmja që e ka udhëhequr mirë punën e komisionit është Lirije Kajtazi. Ajo e dëgjonte komisionin dhe bashkëpunonte me ne” tha Selmani./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *