Gjenden dy vajzat e mitura nga Pozherani, të cilat ishin raportuar të zhdukura

Gjenden dy vajzat e mitura nga Pozherani, të cilat ishin raportuar të zhdukura

Policia në Viti njofton se dy vajza të mitura nga Pozherani të cilat ishin zhdukur nga 23 qershori, janë kthyer mbrëmë në shtëpi.

Rastin e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, i cili tha për televizionin se vajzat janë te familja pasi ato kishin humbur në një vend ku nuk kanë mundur të komunikojnë me familjen.

“Po kemi pas një rast, ku dy vajza janë zhdukur, por mbërmë rreth orës 21 familja ka informuar policinë se vajzat janë gjetur mirë dhe janë në shtëpi”, tha shkurt Halili, transmeton Plus Tv.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *