Kadriu takohet me Haradinajn, në fokus tejkalimi i situatës emergjente me ujin e pijshëm në Gjilan

Kadriu takohet me Haradinajn, në fokus tejkalimi i situatës emergjente me ujin e pijshëm në Gjilan

Kryeministri Haradinaj është i vendosur për gjetjen e një zgjidhje që garanton furnizim të rregullt për qytetarët e Gjilanit me ujë të pijes ka shkruar Rexhep Kadriu.

Postimi i plotë

Sot, takova kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Diskutuam bashkë për gjetjen e modaliteteve për ta tejkaluar situatën emergjente me ujin e pijshëm, problem ky me të cilin po ballafaqohen tani e disa ditë qytetarët e Gjilanit.
Me kryeministrin Haradinaj vlerësuam se për furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për qytetarët, ekzistojnë dy alternativa; të investojmë në mbushjen e ujëmbledhësit në Përlepnicë nga lumi Krivareka, ose nga lumi Llapushnik.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, pas marrjes së mandatit, ka investuar në rindërtimin e Pendës së Përlepnicës, po ashtu në rrjetin shpërndarës si dhe impiantin e ujërave të zeza. Kryeministri Haradinaj është i vendosur për gjetjen e një zgjidhje që garanton furnizim të rregullt për qytetarët e Gjilanit me ujë të pijes ka shkruar Kadriu.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *