EKSKLUZIVE: Drita gjen akordin me “bomberin” e shumë kërkuar (FOTO)

EKSKLUZIVE: Drita gjen akordin me “bomberin” e shumë kërkuar (FOTO)

FC Drita ka arritur marrëveshje me sulmuesin brazilian Gilberto Fortunato për të qenë pjesë e klubit për edicionin 2019/20.

‘Bardhekaltërit’ ishin në pritje të përgjigjjes së 31 vjeçarit tashmë e një kohë të gjatë, teksa Gazeta SHESHI me burimet e saj pranë klubit gjilanas mëson se Fortunato i ka dhënë “OK” ish-kampionëve të vendit për një tjetër aventurë në futbollin kosovar.

Sulmuesi brazilian ishte pjesë e Dritës në edicionin 2016/17 teksa nuk qëndroi gjatë pasi që kishte një ofertë të majme nga Malejzia, saktësisht ekipi PKNP FC.

Së fundmi Fortunato ishte pjesë e ekipit Sport Boys në Bolivi, teksa karriera e tij është e pasur me klube nga pothuajse në të gjitha kontinentet.

Kujtojmë që Fortunato ishte pjesë edhe e klubeve shqiptare Tirana dhe Flamurtari.

Foto: Gilberto Fortunato gjatë kohës sa ishte pjesë e Dritës në edicionin 2016/17

Gazeta SHESHI merr vesh se Fortunato do të zbarkojë në Gjilan në mbrëmjen e së martës, apo më së largu në mëngjesin e së mërkurës (10 Korrik).

Ardhja e tij do ta pasuronte sulmin e Dritës që me Izair Eminin do të krijojnë një dyshe të frikshme për mbrojtjet kundërshtare.

Drita pak kohë më parë prezantoi Donat Hasanajn, mesfushorin e ardhur nga Prishtina, teksa në këtë afat kalimtarë ka kryer edhe transferimet e Ilir Blakçorit, Hamdi Namanit, Drilon Islamit, Izair Eminit, Darko Tofiloskit dhe Valmir Kutllovcit.

/Gazeta Sheshi/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *