Përplasje në Kuvendin e Vitisë, pozita mbanë seancë pa opozitën- tre këshilltarë ia bëjnë votat pushtetit

Përplasje në Kuvendin e Vitisë, pozita mbanë seancë pa opozitën- tre këshilltarë ia bëjnë votat pushtetit

Sot ka vazhduar seanca e gjashtë e Kuvendit Komunal të Vitisë, pasi të enjten ishte ndërprerë në mungesë të kuorumit, meqë këtë seancë e kishin braktisur këshilltarët e opozitëstransmeton Plus Televizion.
Shkak për braktisjen seancës të enjten ishin mospajtimet e pozitës dhe opozitës rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2020-2021.
Por, Kuvendit komunal në Viti, me 14 këshilltarë ka vazhduar sot seancën e rregullt e thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit, Naim Pira.
Asamblistët e partive të opozitës, të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk morën pjesë në Kuvend në shenjë pakënaqësie sepse, sipas tyre Korniza Afatmesme Buxhetore 2020-2021 nuk kishte kaluar përmes Komitetit për Politikë dhe Financa siç parashihet me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe se kjo kornizë do të ishte dashtë të miratohej deri me 30 qershor.
Ata që ia bën votat pushtetit ishin, Besim Ymeri i AKR-së dhe dy këshilltarët sapo të deklaruar të pavarur, Rasim Terziu dhe Samet Idrizi.

                                                    Në foto këshilltarët: Idrizi, Terziu dhe Ymeri

Para fillimit të mbledhjes, Idrizi i PDK-së dhe Terziu i Nismës, njoftuan se aktivitetin e tyre do ta ushtrojnë si të pavarur në Kuvendin Komunal duke dhënë dorëheqje nga subjektet politike përkatëse dhe duke lënë të kuptohet se do të jenë përkrah ekzekutivit komunal.
Në lidhje me zhvillimet e fundit, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bekim Azizi, ka thënë se nuk pajtohen me miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore, pasi e njëjta nuk ka kaluar përmes Komitetit dhe votimin e saj në Kuvend e ka vlerësuar të kundërligjshëm.
Ndërkaq, largimin e Samet Idrizit nga PDK, e ka konsideruar si largim për interesa të ngushta personale me pushtetin aktual./PlusTv/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *