Të larguarit nga Nisma në Gjilan i bashkohen AAK-së

Të larguarit nga Nisma në Gjilan i bashkohen AAK-së

Kryetari i degës së AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu nëpërmjet një postimi në facebook ka njoftuar se partisë së tij tashmë i janë bashkuar antarët e Nismës, ish ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, njëherit kryetari i Nisma Socialdemokrate në Gjilan, Bajram Hasani, anëtarja e Kuvendit të Komunës në Gjilan, Anila Tusha-Kastrati, Abdyl Brestovci, ekonomist i shquar, dhe Burhan Arifi, stomatolog raporton 06press.

Ja postimi i tij i plote:

Sot, vizionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), iu bashkuan ish ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, njëherit kryetari i Nisma Socialdemokrate në Gjilan, Bajram Hasani, anëtarja e Kuvendit të Komunës në Gjilan, Anila Tusha-Kastrati, Abdyl Brestovci, ekonomist i shquar, dhe Burhan Arifi, stomatolog.

Rruga të cilën e ndjek AAK, ka nevojë për shumë përkrahje, për njerëz që kanë kontribuar në etapa të ndryshme, dhe njerëz që kanë ide dhe motiv për punë në të mirën e përgjithshme. AAK mbetet subjekti i vetëm që krijon shanse të barabarta për të gjithë qytetarët, poashtu edhe brenda subjektit tonë politik.

AAK ka qenë, është dhe do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët që me angazhimin e tyre të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në Gjilan dhe në mbarë Kosovën. AAK mbetet e vetmja adresë serioze për qytetarët, sepse çdo ditë po dëshmon se interes të vetëm ka mirëqenien e popullit dhe ndërtimin e një shteti ligjor dhe të zhvilluar ekonomikisht.

Ne guxojmë me krijue!

Mirë se vini në familjen tonë të përbashkët politike!/06press/

 

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *