Të hënën fillon faza e dytë e dezinsektimit në Gjilan

Të hënën fillon faza e dytë e dezinsektimit në Gjilan

Të hënën, më 15 korrik, nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan, që përfshin qytetin dhe fshatrat përreth. Dezinsektimi ka për qëllim shfarosjen e mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme dhe krijimin e një ambienti sa më të shëndetshëm për qytetarët.

Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thotë se qytetarët duhet t`i mbajnë të mbyllura dritaret e shtëpive gjatë kohës sa zgjat dezinsektimi, në mënyrë insektet të mos futen brenda.

Ndërkaq nga bletarët kërkohet që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsektimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.
Faza e parë e dezinsektimit është kryer gjatë muajit qershor.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *