Ndërtimi i një objekti banesorë në qendër të Vitisë, rrezikon çerdhen publike

Ndërtimi i një objekti banesorë në qendër të Vitisë, rrezikon çerdhen publike

Qytetarët kanë raportuar se ngjitur objektit të çerdhes publike të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është nisur ndërtimi i një objekti të madh banesorë, i cili rrezikon objektin e çerdhes nga gërmimi i dheut që është bërë nga investitoriraporton Plus Televizion.
Prindërit e fëmijëve që frekuentojnë çerdhen, shprehen të shqetësuar se këto punime mund të rrezikojnë objektin e këtij institucioni dhe paraqesin rrezik për sigurinë e fëmijëve.

Pamje nga vendi ku po punohet nga investitori pranë objektit të çerdhes publike

Për këtë rast, Televizioni ka kontaktuar drejtorin e Drejtorisë së Urbanizimit në Viti, Ajet Sallahun, i cili ka konfirmuar se investitori në fjalë nuk ka leje ndërtimi.
“Investitori ka aplikuar, por ende nuk është pajisur me leje ndërtimore. Ekspertët do ta shqyrtojnë kërkesën e tij dhe do të shohim se si do të procedojmë më tutje, por ai nuk është dashur fare të nis punimet pa lejen urbanistike,” ka thënë Sallahu.
Ai ka shtuar se inspektorët kanë qenë në teren dhe e kanë ndërprerë punën. Por nga qytetarët raportohet se investitori po vazhdon punimet pa u shqetësuar dhe pa u penguar nga institucionet komunale.
Televizioni ka kontaktuar me investitorin, i cili ka thënë se është tërhequr mbi 8 metra nga objekti i çerdhes, sipas ligjit urbanistik. Gjithashtu ka deklaruar se ka investuar vullnetarisht në përmirësimin e kushteve për fëmijët që frekuentojnë këtë çerdhe.
Televizioni do të ju mbaj të informuar me ecurinë e këtij rasti dhe për masat që do të marrin institucionet./PlusTv/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *