Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan, mbesin të lënduar tre persona

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan, mbesin të lënduar tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në orët e para të mbrëmjes në magjistralen Prishtinë –Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 teksa janë përfshirë dy vetura, ndërsa ka edhe të lënduar.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan rreth orës 19:00, në të cilën janë përfshirë dy vetura, ndërsa janë të lënduar tre persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.Për disa çaste rruga ka qenë e bllokuar derisa policia ka bërë matjet e vendaksidentit”.

Në vendin e ngjarjes veç njësiteve të policisë ka dalë edhe autoambulanca që ka marrë të lënduarit.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *