Kujdes qytetarë e vozitës, do të gjobiteni edhe nga fotot e qytetarëve dërguar policisë

Kujdes qytetarë e vozitës, do të gjobiteni edhe nga fotot e qytetarëve dërguar policisë

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjilanit situata e sigurisë ka qen e kënaqshme, edhe pse janë shënuar tre raste të vjedhjeve, një rast mashtrimi, një rast sulmi dhe dy aksidente trafiku me dëme materiale ka njoftuar policia e Gjilanit.

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës është duke u rritur në vazhdimësi dhe si fryt i këtij bashkëpunimi edhe shumë shkelës të ligjit po marrin masat ligjore konform normave ligjore.

Këtë javë nga Njësiti i Trafikut Rajonal është identifikuar një person duke bërë shkelje në trafikun rrugore ku i është shqiptuar gjobë falë një fotoje të dërguar nga një qytetare. Raste të tilla kemi gjithnjë e më shpesh që tregon ngritje të vetëdijesimit të qytetareve për te raportuar shkeljet e ligjit.

Tani kur ka filluar sezona verore dhe rritet numri i automjeteve në rrugët e qytetit dhe ato rajonale, tollovitë në trafik mund të jenë më të shpeshta po edhe shkeljet mund të shtohen.

Policia e Kosovës nuk do të hezitojë të hetojë dhe gjobit çdo shkelës të ligjit nëse ofrohen prova të mjaftueshme sikurse rasti i datës 15/07/2019 ku me fotografi një qytetare raporton se si një veturë në rrugën Gjilan – Kamenicë në vendin e shënuar për këmbësor e ndërron korsine dhe del në anën tjetër të rrugës.

Inkurajojmë qytetarët të mos hezitojnë të raportojnë çdo shkelje të ligjit dhe përmes fotografive ta dëshmojnë shkeljen dhe t`i dërgojnë në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës Info@kosovopolice.com apo të raportojnë në stacionin më të afërm policor.

Po ashtu dëshirojmë t`i njoftojmë qytetarët se instalimi i kamerave të sigurisë në qytetin e Gjilanit dhe lokalitete tjera është duke u monitoruar nga Policia e Kosovës dhe shkeljet e rregullave të trafikut do të hetohen përmes identifikimit të targave dhe shoferët mund të gjobiten bazuar në dëshmitë e nxjerra nga kamerat e sigurisë.

Shembull është kjo foto e bashkangjitur ku është identifikuar vozitësi dhe i është shqiptuar gjoba e merituar thuhet në njoftimin e Shaban Azizit zëvendës drejtor rajonal në policinë e Gjilanit.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *