Kadri Veseli: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë

Kadri Veseli: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë

Pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, ka folur edhe kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli i cili shprehi keqardhje për thirrjen që u bë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarët e tij dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ja shkrimi i Kadri Veseli:

Me keqardhje mësova nga mediat për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish.

Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së.

Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona./06press/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *