Tërheqja e Mustafës nga gara për kryetar të LDK-së i hap rrugë Lutfi Hazirit të ngjitet në krye të partisë

Tërheqja e Mustafës nga gara për kryetar të LDK-së i hap rrugë Lutfi Hazirit të ngjitet në krye të partisë

Siç duket Isa Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga gara për Kryetar të LDK-së.

Sipas burimeve, Mustafa është deklaruar para kryetarëve të Degëve se nuk do të jetë kandidat për kryetar të partisë.

Burime të afërta me liderin aktual të LDK-së, kanë thënë për Ballkani.info se në mbledhjen e së enjtes të kryesisë është diskutuar rreth mos kandidimit të Mustafës për kryetar të partisë.

Nuk dihet ende nëse Mustafa do t’i qëndrojë prapa deklaratave të tij, ndërsa deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nga kreu i LDK-së.

Mos-kandidimi i mundshëm i Isa Mustafës për kryetar të LDK-së i hap rrugë nënkryetarit aktual, Lutfi Haziri që të jetë në kryer të partisë. Haziri, nuk e ka fshehur ambicien që të jetë në kryer të partisë, por ai thotë se dëshiron që kjo të ndodh me një marrëveshje paraprake para mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor.

E duket se tashmë ekziston një marrëveshje që me tërheqjen e Mustafës, Haziri ta merr drejtimin e partisë.

Në ndërkohë, Haziri shihet edhe si kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që priten të mbahen në fund të shtatorit pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së do të mbahet më 3 gusht. /Ballkani.info/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *