Vdekje e dyshimtë në Lubishtë të Vitisë, një burrë gjendet pa shenja jete

Vdekje e dyshimtë në Lubishtë të Vitisë, një burrë gjendet pa shenja jete

Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete sot në një rrugë në fshatin Lubishtë të Vitisë.

Rastin e ka konfirmuar, komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili.

Ai ka thënë se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është raportuar për një vdekje të dyshimtë në Lubishtë. Sipas tij, një burrë i moshës mbi 60- vjeçare është gjentur pa shenja jete.

“Një burrë i moshës mbi 60- vjeçare është gjetur pa shenja jete në një rrugë, por ende nuk dihet rrethanat e rastit, Policia dhe Prokurori janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, për momentin rasti po trajtohet se vdekje e dyshimtë”, tha Halili.

Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Televizoni merr vesh nga burimet e veta se bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Por, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave mbi vdekjen e viktimës, njofton Plus Tv./06press/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *