Vehid Ibrahimi: Edhe ne jemi Kosovë?

Vehid Ibrahimi: Edhe ne jemi Kosovë?

Vehid Ibrahimi i cili jeton ende në Muçibabë thotë se pushteti komunal nuk ia ka dashur të mirën asnjëherë këtij fshati. Asnjë drejtor nuk pati guxim të dal në teren dhe të shoh gjendjen reale shton ai.

Për tetë vite qeverisje asnjë cent nuk është investuar në fshatin kufitar Muçibabë. Kështu shprehet Vehid Ibrahimi i cili edhe pyet pushtetin komunal:Edhe ne jemi Kosovë.

Ibrahimi thotë se pushteti komunal nuk ia ka dashur të mirën këtij fshati dhe tërë brezit kufitar.”Gjendja në këtë fshat është e mjerë, pothuajse mungojnë të gjitha, Është turp për një qeverisje ta kryej mandatin dhe të mos ofrojë kushte minimale për jetesë” shprehet ai.

“Ne po vuajmë për gjërat elementare a drejtorët e komunës ecin e kënaqen nëpër kodra e male duke bërë sefa” thotë me ironi Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se është momenti i fundit që qeverisja Haziri të reflektojë dhe të na dali në ndihmë./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *