Kadriu: Aleanca e gatshme për sfidën e radhës, në Anamoravë e Gjilan do të dalim triumfues

Kadriu: Aleanca e gatshme për sfidën e radhës, në Anamoravë e Gjilan do të dalim triumfues

Rexhep Kadriu në një takim që ka pasur me strukturat e degës së AAK-së në Gjilan ka thënë se AAK është e gatshme në Gjilan për sfidat e radhës dhe se ky subjekt politik tashmë në Gjilan po merr përkrahje të jashtëzakonshme krejt kjo falë punës ë mirë dhe të dobishme që ka bërë në teren për Gjilanin dhe qytetarët e saj.

Kadriu ka thënë se AAK është e gatshme për sfidën e radhës dhe se AAK ka gatishmëri për ballafaqime të reja, dhe për një epilog që tanimë është i ditur.”Ne jemi të sigurt se AAK do të dali triumfues sepse kemi punuar pa hile, kemi punuar dhe vepruar në teren për të mirën e qytetarit gjilanas dhe kemi sjellur investime në shumë fusha. Nuk kemi punuar vetëm për dekor e as për dekor, por jemi angazhuar që ta bëjmë Gjilanin dhe Anamoravën të dinjitetshme dhe me investime të kapshme e serioze. Sot në Anamoravë e Gjilan kudo vërehet dora e shtetit dhe kudo ka projekte milionëshe dhe krejt kjo falë angazhimit tonë dhe mirëkuptimit të Qeverisë e kryeministrit Haradinaj” ka thënë Kadriu.

Kadriu ka thënë se dega e AAK-së në Gjilan çdo ditë e më shumë po forcohet e freskohet me kuadro të reja dhe se ekziston një vullnet dhe një mobilizim i madh që AAK në Gjilan vërtet të dali triumfuese në të gjitha nivelet zgjedhore./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *