Arrestime për drogë në Gjilan, dy aksidente trafiku me lëndime

Arrestime për drogë në Gjilan, dy aksidente trafiku me lëndime

Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 0.6 gram.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Viti ndërkaq është raportuar për një aksident trafiku ndërmjet dy automjetet civile me targa vendore dhe drejtues meshkuj shqiptar. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri drejtues i automjetit i cili ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit dhe më pas është liruar.

Edhe në Gjilan është raportuar për një aksident trafiku ndërmjet një automjeti civil me targa vendore dhe biçiklete me drejtues meshkuj shqiptarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i biçikletës, i cili ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit dhe më pas është liruar njoftoj policia e Kosovës.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *