KONKURS: Kërkohen 30 Mësimdhënës/e dhe 5 Edukator/e nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan

KONKURS: Kërkohen 30 Mësimdhënës/e dhe 5 Edukator/e nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan

DREJTORIA E ARSIMIT

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës neni 5 pika c, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës neni 35, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr 07/2017, për Rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria e Arsimit nё Gjilan shpallë këtë :

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

NË KOHË TË CAKTUAR

  1. Institucionet Parashkollore (IP)

1. IP “Dardania” në Gjilan

  • Një Edukatorë/e
  • Një Edukatorë/e mbështetës/e

2. IP “Ardhmëria I” në Gjilan

  • Një Edukatorë/e

3. IP “Ardhmëria II” në Gjilan

  • NjëEdukatorë/e
  • Një Edukatorë/e ( zëvendësim pushim pa pagesë deri më 30.05.2020)
  1. Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta (SHFMU)
  2. SHFMU “Liria” në Pogragjë
  • Një mësimdhënës/e të Ciklit Klasor (paralele e ndarë në Llovcë), me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.
  • Dy mësimdhënës/e të Ciklit Klasor (paralele e ndarë në Bilinicë), me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.

2. SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër

  • Një mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë Gjermane
  1. SHFMU “Abaz Ajeti” në Gjilan
  • Një mësimdhënës/e të Ciklit Klasor, me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.
  1. SHFMU “Vesel Muja” në Mihir
  • Një mësimdhënës/e të Ciklit Klasor (paralele e ndarë në fshatin Ponesh), me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.

6SHFMU” Ibrahim Uruqi” në Bresalc

  • Një mësimdhënës/e për lëndën e Kimisë (12 orë në ” SHFMU”I.Uruqi” dhe 6 orë në” SHFMU” V.Muja”
  • Një mësimdhënës/e të Ciklit Klasor, me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.
  • Një mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë Gjermane (në paralelet e ndara në SHFMU”F.Qerimi” dhe SHFMU”Afërdita”
  1. SHFMU “Zija Shemsiu” në Gjilan
  • Një Edukatore Mbështetëse
  1. SHFMU “Skëndërbeu” në Përlepnicë
  • Një Edukatorë/e për klasën para fillorë në Kmetoc
  • Një Edukatorë/e për klasën para fillorë në Përlepnicë
  • Një mësimdhënës/e të Ciklit Klasor (në paralelen e ndarë në Verbicë të Kmetocit), me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.

10. SHFMU “Bajram Curri” në Shurdhan

  • Një mësimdhënës/e të Ciklit Klasor, me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.

11. SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërqan

  • Një mësimdhënës/e për lëndën Kulturë Muzikore.
  • Një mësimdhënës/e të Ciklit Klasor (paralele e ndarë në Bukovik), me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.
  • Një mësimdhënës/e për lëndën e Matematikës (15 orë në paralelën e ndarë në Bukovik) me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.

12. SHFMU “Afërdita” në Kishnapole

  • Dy mësimdhënës/e të Ciklit Klasor, me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.
  • Dy mësimdhënës/e të Ciklit Klasor – Një mësimdhënës/e në paralelen e ndarë në Sllakoc dhe Një mësimdhënës/e në paralelen e ndarë në Gadish, në kohë të caktuar deri më 30.06.2020.

13. SHFMU “Ramiz Cërrnica” në Cërrnicë

  • Një mësimdhënës/e të Ciklit Klasor (paralele e ndarë në Kravaricë), me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.

14. SHFMU “Vatra e Diturisë” Livoq i Epërm

  • Një mësimdhënës/e të Ciklit Klasor, me kohë të caktuar deri më 30.06.2020.

16. SHFMU “Nazmi Hoxha” në Gjilan

  • Një mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë Gjermane

15. SHFMU “Muzikës” në Gjilan

  • Një mësimdhënës/e për lëndën Kitarë- 10 orë.
  • Një mësimdhënës/e për lëndën Trompetë- 10 orë.
  • Një mësimdhënës/e për lëndën Perkusione- 10 orë.
  1. Shkolla e Mesme e Lartë (SHML)
  2. Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Dr. Asllan Elezi” në Gjilan
  • Një mësimdhënës/e për lëndë të Përgjithshme Mjekësore – 15 orë
  • Një mësimdhënës/e për lëndë tëPërgjithshme Mjekësore, zëvendësim pushim i lehonisë deri me 27.12.2019.

Vërejtje: Kontratat e punës (përveç atyre që janë me kohë të caktuar, pushim i lehonisë dhe pushim pa pagesë) lëshohen deri më 31.08.2020. Pas skadimit të këtyre kontratave për këto vende të punës, Drejtoria Komunale e Arsimit në cilësinë e punëdhënësit do të bëjë një analizë të tepricave të mësimdhënësve që mund të ketë për vitin shkollor 2020/2021, në rast se nuk paraqiten teprica të mësimdhënësve, nëpunësve të pranuar do t’iu vazhdohet kontrata e punës në ato shkolla.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit para universitar dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT (UA Nr.10/2018) ,Udhëzimin Administrativ MASHT, nr.05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional si dhe procedurave të përcaktuara për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Kualifikimi për Edukatorë/e dhe Mësimdhënës/e: kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit të MASHT-it në fuqi. Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it, nr. 12/2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Për vendet e punës në fjalë nevojiten këto dokumente: diploma mbi përgatitjen profesionale, kopja e letërnjoftimit, vërtetim mbi përvojën e punës, certifikatën e lëshuar nga sektori gjendjes civile me të cilin dëshmohet vendbanimi i kandidatit, vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime. Të gjitha duhen të jenë kopje dhe nuk kthehen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga shpallja në gazeta zyrtare dhe në mjetet e tjera të informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 26.07.2019 deri më datë 09.08.2019 (ora: 16:00).

Komisioni do të bëjë selektim të aplikacioneve dhe në intervistë ftohen vetëm ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe në pajtim me normativet në fuqi.
Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.
Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve nё Gjilan.

Kandidatët të cilët aplikojnë më shumë se një shkollë, mund të aplikojnë vetëm me një formularë të aplikimit duke i cekur emrat e shkollave ku aplikon.

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetar.                                                    

                                                                                                                  Drejtori:

                                                                                                                  Nazim Gagica

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *