Rreth 50 aksidente për një javë në Anamoravë, disa persona të lënduar

Rreth 50 aksidente për një javë në Anamoravë, disa persona të lënduar

Me ardhjen e mërgimtarëve në rajonin e Gjilanit rritet edhe numri i aksidenteve në trafik pasi rrugët janë të ngarkuara nga automjetet e shumta në qarkullim.

Vetëm të martën kanë ndodhur disa aksidente trafiku me të lënduar të cilët edhe kanë pranuar trajtim mjekësor nëpër institucionet shëndetësore.

Sipas statistikave të policisë për rajonin e Gjilanit, për periudhën kohore nga data 24.07.2019 deri më 30.07.2019, në rrugët e Anamoravës kanë ndodhur 49 aksidente.

Nga to 19 me të lënduar kurse 30 me dëme materiale pa lëndime.

Ndërsa për një javë për shkelje të ndryshme në komunikacion policia ka shqiptuar 1046 tiketa.

Kujtojmë se ditëve të fundit në vendin tonë është shtuar dukshëm numri i aksidenteve, e edhe i atyre me fatalitet. Pas kësaj, Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes, duke marrë parasysh se numri i automjeteve është shtuar edhe më shumë, tani me ardhjen e mërgimtarëve.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *