S’ka treg për mollët, fermeri nga Gjilani hodhi në mbeturina prodhimin e këtij viti

S’ka treg për mollët, fermeri nga Gjilani hodhi në mbeturina prodhimin e këtij viti

Një fermer nga Llashtica e Gjilanit, i cili kultivon mollë e ka hedhur të gjithë prodhimin e këtij viti. Shkak është bërë mungesa e tregut dhe mbetja e prodhimit stok.

Enver Mehmeti, në vend se t’i shiste në treg, disa tonë molla i hodhi, pasi i mbetën pa u shitur.

Thotë se nuk pati përkrahje nga komuna e Gjilanit e as nga Qeveria.

Ai ka thënë se arsyeja e hedhjes në mbeturina të mollëve, është pamundësia për t’i shitur. Mehmeti tregon se si pasojë e kësaj edhe humbjet janë të mëdha pasi në këtë prodhim kishte investuar kohë dhe mundë.

Me të njëjtin problem po ballafaqohen edhe shumë fermerë gjilanas dhe jo vetëm, raporton Radio Star.

Fermerët thonë se pavarësisht çmimit të ulët, prodhimet vendore nuk po kanë përkrahjen e duhur.

Ky kultivues i mollës kërkonë ndihmë nga shteti./PlusTv/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *