Sadriu: Kërkova drejtësi për vrasjen e djalit, më kërcënuan me burgosje pse kam folur për mediat

Sadriu: Kërkova drejtësi për vrasjen e djalit, më kërcënuan me burgosje pse kam folur për mediat

Selami Sadriut i është vrarë djali Shaban Sadriu në rrethana të panjohura në gushtë të vitit 2012 dhe që nga ajo kohë thotë se ende asnjë informacion zyrtar nuk e ka se çfarë ka ndodhur atë ditë kritike. Por Selamiu ka një hall tjetër, në vend se hetuesit të kërkonin falje për vonesat e tyre rreth zbardhjes së rastit një hetues mu kërcënua me burgosje. Do të burgosim sepse ke folur me media për rastin. A ka shtet në Kosovë, a ka ligj, gjykatës, prokuror që mundet mem ndalë mos me kërkue zbardhjen e vrasjes së djalit tim. Si është e mundur që krimi i organizuar të përfshijë dhe të arrijë aq larg në polici e prokurori shtron dilemat prindi Selami Sadriu.

Nuk flet shumë, është i heshtur sepse thotë se ka heshtur e pritur plotë shtatë vite. Selami Sadriu nga Sllubica e Gjilanit vazhdon të kërkojë drejtësi për vrasjen e djalit të tij Shaban Sadriut. “Nuk mund të rri rahat e të mos kërkojë drejtësi për vrasësit e djalit tim. Ata janë kriminel, por që e kanë përkrahjen e njerëzve të shtetit, të atyre që duhet ta ndriçojnë rastin nuk e kisha besuar kurrë. Jam shumë i zhgënjyer me hetuesit tanë. Unë jam prind dhe normal që kam mërzi dhe jam i lodhur dhe i mllefosur. Më kanë kërkuar hetuesit dhe u përgjigja, mendoja se mos kanë zbardhur diç rreth rastit dhe për habinë time aty një hetues B.K. më kërcënoi me burgosje. Ke folur dhe na ke akuzuar në media, e dinë që mundemi me të burgosur” sqaron Selamiu.

Selamiu thotë se ka mbetur i habitur nga ky gjest i hetuesit. “Aty e kuptova se puna qenka shumë me e thellë, aty e kuptova se dikush po i mbron kriminelët që ma vranë djalin. U thash se kam folur dhe do të flas me çdo gazetar sepse është në pyetje biri im 18 vjeçar. Nuk do të ndalem deri në sekondën e fundit. E kam një takim me Jetish Malokun dhe do të shoh se çka mendon ai për këto ndërhyrje dhe kërcënime. Nëse edhe prokuroria më kërcënon atëherë e di se kriminelët po i mbron shteti” shprehet i mllefosur Sadriu.

Sadriu thotë se vrasja e djalit të tij ishte e porositur. “7 vite pritje, dhe asnjë hetim zyrtar.
Unë po dyshoj se qëllimisht lënda po zvarritet sepse krimi i organizuar i ka rrënjët në prokurori dhe polici. Unë jam viktimë dhe palë e dëmtuar dhe s`kam çfarë humbi tutje, dua vetëm drejtësi dhe dua që Jetish Maloku të merret seriozisht me këtë rast, para se të kërkojë ndihmë nga Prishtina” u shpreh Sadriu.

Sadriu tha se ka dyshuar që nga fillimi se vrasësi i djalit të tij është i fshatrave përreth tyre.

Ndryshe, Shaban Sadriu i moshës 18 vjeçare ishte plagosur nga persona të panjohur më 6 gushtë të viti 2012 derisa më 19 nëntor 2012 kishte vdekur në QKUK.

Selamiu edhe atëherë kishte ofruar disa dyshime fillestare për vrasjen e djalit, por askush nuk i ka hetuar ata. “Unë si prind nuk kam marrë asnjë raport zyrtarë dhe nuk kam parë se dikush po e heton rastin. Jam shumë i shqetësuar sepse pos që humba djalin, tani kemi edhe frikë, unë, shoqja dhe fëmijët. Kemi frikë sepse nuk po e dimë se nga na erdhi ajo tragjedi, edhe pse me askënd nuk jam në bela e as kërkujt nuk i kam pasur borxh” shprehet Selamiu./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *