Vidhen shtëpitë e mërgimtarëve në Sllatinë të Vitisë

Vidhen shtëpitë e mërgimtarëve në Sllatinë të Vitisë

Shtëpitë e mërgimtarëve në fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë, janë bërë cak i hajnave.

Vetëm gjatë muajit korrik hajnat kanë vjedhur në katër shtëpi në kohën e natës kur mërgimtarët nuk ishin në shtëpitë e tyre.

Komandanti i Policisë në Viti, Afrim Halili, ka konfirmuar për Plus Tv, se nga këto 4 raste, përveç dëmeve materiale, janë vjedhur stoli ari dhe para, në vlerë mijëra euro.

Halili tha se deri më tani nuk ka të arrestuar, por janë duke kryer hetime për çka tha se kanë pistë të dyshimit.

Policia ka bërë apel tek qytetarët që të mos i lënë shtëpitë e tyre pa përkujdesje dhe të bashkëpunojnë me policinë për të mundësuar një siguri më të lartë.

Vjedhja e shtëpive të pabanuara, kryesisht të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në diasporë, është dukuri më e theksuar në Komunën e Vitisë, ku edhe vitet tjera ishin plaçkitur shtëpi të bashkatdhetarëve.

Ndryshe, plaçkitësit po shfrytëzojnë kohën kur mërgimtarët janë në ahengje të ndryshme familjare, për të kryer vjedhje.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *