Veseli në Gjilan: Fitorja e PDK-së është fitore e Kosovës  

Veseli në Gjilan: Fitorja e PDK-së është fitore e Kosovës   

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka takuar sot strukturat e Rinisë Demokratike në Gjilan, të cilët janë duke bërë përgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare.

Kreu i PDK-së tha para të rinjve të PDK-së në Gjilan se në zgjedhje të reja po shkojmë për të fituar Kosova.

“Fitorja e PDK-së eshtë fitore e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai po asjtu k deklaruar se Rinia Demokratike e Kosovës është burim i pashtershëm energjie dhe është një nga arsyet kryesore të sukseseve elektorale të PDK-së.

“Rinia Demokratike e Kosovës është burim i pashtershëm energjie dhe është një nga arsyet kryesore të sukseseve elektorale të partisë sonë. Partia Demokratike e Kosovës e ka derën e hapur, promovon të rinjtë si asnjë parti tjetër dhe ofron vizionin më të mirë për të ardhmen e tyre. Sot, ka të rinj që nuk gjejnë dot mundësi në vendin tonë dhe po largohen. Prandaj, do të punojmë edhe më shumë që brezat e rinj mos të largohen, por ta ndërtojnë të ardhmen që meritojnë në Kosovë. Në zgjedhje po shkojmë për të fituar Kosova. Fitorja e PDK-së eshtë fitore e Kosovës!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *