Vetëvritet një 50-vjeçar në Roganë të Kamenicës

Vetëvritet një 50-vjeçar në Roganë të Kamenicës

Një person nga fshati Roganë i komunës së Kamenicës, i moshës rreth 50-vjeçare, gjatë ditës së djeshme ia ka marrë jetën vetes.

Ai u gjet i vdekur nga ana e familjarëve të tij në orët e para të pasdites së djeshme. Rastin e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga policia e Kosovës.

“Mund të ju konfirmojmë se një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në fshatin Ragoqicë të Kamenicës. Rasti po hetohet nga ana e zyrtarëve policorë”, ka thënë Policia e Gjilanit.
Ndërkohë, i ndjeri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. /gazetaexpress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *