Kadri Veseli shpreh ngushëllime për vdekjen e veprimtarit gjilanas, Refik Bajraliu

Kadri Veseli shpreh ngushëllime për vdekjen e veprimtarit gjilanas, Refik Bajraliu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dërguar telegram ngushllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Refik Bajraliut, anëtar dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së që nga fillimet e saj në Gjilan.

“Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje për kontributin e tij të dalluar qytetar për PDK-në dhe vendin”, ka deklaruar Z. Veseli.

Në telegarmin e ngushëllimit, mes tjerash, Kryetari Veseli ka shkruar:

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen e Refik Bajraliut nga jeta, anëtar dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së që nga fillimet e saj në Gjilan. Do ta kujtojmë gjithmonë me respekt e mirënjohje për kontributin e tij të dalluar qytetar për PDK-në dhe vendin. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që patën mundësinë dhe nderin ta njohin bacin Refik!”

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *