E dërgoi në thertore lopën e ngordhur, mishi do të shitej për njerëz- Kamenica mbahet mend për një rast të tillë edhe vitin e kaluar

E dërgoi në thertore lopën e ngordhur, mishi do të shitej për njerëz- Kamenica mbahet mend për një rast të tillë edhe vitin e kaluar

Dy burra nga Kamenica gati sa nuk u treguan të pashpirt për një vepër kriminale. Ata mishin e një lope të ngordhur do ta nxjerrnin në shitje. Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në Kamenicë edhe në mars të vitit të kaluar.

Në këtë komunë disa ditë më parë, dikush deshi të shiste mish të një lope të ngordhur dhe për këtë rast veç janë arrestuar dy persona nën dyshimin se shitën mishin e lopës së ngordhur.

Por, ata fatmirësisht me kohë u zbuluan nga autoritetet dhe plani u dështoi. Policia e Gjilanit, përmes një raporti policor, ka dhënë detaje se si është identifikuar ky rast që ka tronditur dje opinionin kosovarë.

Policia në Gjilan tregon se si një person e dërgoi në thertore lopën e ngordhur, mishi do të shitej për njerëz, njofton Plus Tv.

Me 14 gusht 2019, rreth orës 23:44, Policia e Kosovës në Kamenicë, përmes rrugëve operative është njoftuar se në një kamionetë ngjyrë të kuqe me tabela vendore, dyshohet se është duke u transportuar një lopë e ngordhur.

Ishte duke shkuar në drejtim të fshatit Novoselë të Kamenicës.

“Patrulla policore ka arritur ta gjej lokacionin dhe në vend ngjarje ka takuar të dyshuarin S. Xh. shqiptar, shtetas i Kosovës (1979) i cili dyshohet se kishte dërguar kafshën e ngordhur (lopën) tek personi F. B. i cili bënë therjen e kafshëve”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes ka dalë inspektori i veterinarisë, sipas të cilit mishi i kësaj kafshe nuk guxon të përdoret për konsum dhe kafsha duhet të groposet.

“Më 15 gusht 2019 pas veprimeve Policore shtesë në lidhje me rastin njësia e hetimeve nga Stacioni Policor Kamenicë në bashkëpunim inspektorët e AVUK-ut dhe Prokurorin e shtetit nga të gjeturat e rastit dhe veprimet shtesë rasti ri kualifikohet, nga “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” në vepër penale si: “Prodhimi dhe vënia në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor sipas nenit 261 të KPRK-së”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, sot Prokuroria e Gjilanit, ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuarit për shitblerjen e një lope të ngordhur në Kamenicë.

Të arrestuarit janë i dyshuari S. Xh. (1979), i cili dyshohet se kishte dërguar kafshën e ngordhur (lopën) tek personi F. B. i cili bënë therjen e kafshëve.

Të dyshuarit janë arrestuar për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Prodhimi dhe vënia në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Aq sa mbahet mend ky është rasti i dytë i ngjashëm që ka ndodh pikrishtë në Kamenicë.

Edhe në mars të vitit 2018 një lopë e ngordhur të cilën pronari e ka hedhur në përrua, është marrë nga një kasap, i cili mishin e saj e ka nxjerrë në shitje.

Dy persona nga Anamorava u bënë cak i gjykatave pas ngordhjes së një lope. Atëherë dyshohej se njëri në cilësinë e kasapit e mori mishin për ta shitur.

Një lopë e ngordhur e fermerit A. Maliqi nga fshati Busavatë i Kamenicës u hodh në mbeturina. Por, më vonë ai thotë se një kasap nga Gjilani A.Rashiti kishte shkuar aty për ta marrë mishin për ta shitur. Prandaj ai e kishte lajmëruar policinë./PlusTv/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *