Mezani: Rezultat që nuk përpihet dot

Mezani: Rezultat që nuk përpihet dot

Gentjan Mezani e di mjaft mirë problemin e skuadrës së tij, ani pse është i bindur në kualitetet që ka.

 “Diçka që duhej të ndodhte e që na kthen në realitet dhe ta kuptojmë futbollin kosovar,  sepse ishte rezultat i thellë dhe nuk përpihet dot”,deklaroi ai për “Super Sport Kosova”.

“Besoj nga java e ardhshme lojtarët do të jenë me këmbë në tokë”. Transferimet nga Shqipëria nuk e kanë kuptuar lojën në Kosovë, nuk janë të bindur në cilësinë e futbollit këtu”.

“Futbolli është i vështirë dhe ky është një faktor që unë jam munduar t’iu bëjë të ditur lojtarëve para ndeshjes, por që nuk kam mundur t’iu ngulisë në kokat e tyre këtë gjë”, përfundoi ai.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *