Vdekja e punëtorit nga Vitia e dyshimtë, ra në kontakt me rrymën teksa po punonte në ndërtimin e një objekti në Gjilan

Vdekja e punëtorit nga Vitia e dyshimtë, ra në kontakt me rrymën teksa po punonte në ndërtimin e një objekti në Gjilan

Personi me inicialet B.E. (1977), nga fshati Ramjan i Vitisë, ka humbur jetën, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike derisa po punonte në ndërtim në Gjilan.

Ngjarja tragjike, ndodhi sot rreth orës 07:17 minuta, kur 42-vjeçari derisa ishte duke punuar së bashku me dy punëtorë tjerë tek një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën ‘’Marie Shllaku’’, përkatësisht në dalje të Gjilanit, rruga e Kamenicës, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, i njëjti kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç’rast edhe ka humbur jetën, transmeton Plus Tv.

Prokuroria Themelore në Gjilan, e ka konfirmuar rastin.

Televizioni merr veshë se në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij.

Prokurori i shtetit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’./PlusTv/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *