Pa përvojë pune dhe kundërligjshëm: Kunata e Ismajl Kurteshit rehatohet në Universitetin e Gjilanit

Pa përvojë pune dhe kundërligjshëm: Kunata e Ismajl Kurteshit rehatohet në Universitetin e Gjilanit

Pa përvojë pune dhe kundërligjshëm, Voglushe Kurteshi, kunata e  deputetit të Vetëvendosjes Ismajl Kurteshit punësohet në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, trasnmeton Gazeta Metro.


Voglushe Kurteshi gruaja e vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshit është punësuar pa përvojë pune dhe kundërligjshëm në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”.

Në maj të këtij viti është punësuar si profesoreshë e Rregullt në Universitetin “Kadri Zeka”, gruaja e vëllait të deputetit të Vetëvendosjes. Punësimi i saj ka qenë i kundërligjshëm.

Kjo pasi Voglushe Kurteshi ka diplomuar në moshën 38 vjeçare. Rregullorja për Avancimin e Stafit Akademik – neni 13 pika 1.2 e specifikon se nevojiten se paku 3 vite përvoje pune për gradën Prof.Ass i rregullt. Voglushe Kurteshi ka filluar punën më 1 tetor të vitit 2016 në Universitetin “Kadri Zeka”.

 

Kështu theksohet edhe në Raportin Recenzues. Komisioni Recensues e zgjedh Profesoreshë dhe e dërgon në Senat në muajinmaj 2019. Që i bie, Voglushe Kurteshi i ka vetëm 2 vite e 8 muaj përvoje pune dhe jo 3 vite të plota.

Lajmi.net ka kërkuar përgjigje nga Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”, lidhur më këtë çështje, por ky institucion nuk ka kthyer përgjigje gjatë ditës së sotme.

Mësohet se në nëntor të vitit 2018, Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” nuk e ka përzgjedhur si mësimdhënëse, Kurteshin për shkak të përvojës së punës dhe e specifikon në raport.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *