SBASHK-u kundër mbylljes së 19 shkollave në Kamenicë, paralajmëron grevë

SBASHK-u kundër mbylljes së 19 shkollave në Kamenicë, paralajmëron grevë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) ka dalë kundër mbylljes së shkollave në Kamenicë.

Sipas SBASHK-ut, ky vendim i kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati është i ngutshëm dhe i pa analizuar fare dhe se do të sillte komplikime e përplasje“Në këtë takim të jashtëzakonshëm ka marrë pjesë edhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj bashkë me udhëheqës të tjerë të nivelit qendror, të cilët kanë përsëritur kundërshtimin ndaj idesë për mbylljen e shkollave në këtë komunë sepse konsiderojnë se ky veprim është i ngutshëm , i pa analizuar mirë dhe se do të sillte komplikime e përplasje. Në takimin e jashtëzakonshëm Kuvendi i Sindikatave të Arsimit Fillor e të Mesëm të Kamenicës, në mbështetje të SBASHK-ut në nivel vendi mori vendim për hapur konkret të reagimit kundër mbylljes së shkollave në këtë komunë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

SBASHK-u ka ftuar të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit ta kundërshtojnë një veprim të tillë dhe secili mësimdhënës me datë 2 shtator të jetë në vendin e tij të punës.Po ashtu, SBASHK-u ka paralajmëruar grevë dy orëshe nëse kryetari Kastrati vazhdon me idenë e mbylljes së shkollave, duke kërkuar nga ai të heq dorë nga mbyllja e shkollaveSipas SBASHK-ut, nëse Kastrati nuk e bën këtë veprim , atëherë të gjitha shkollat e Kamenicës do të shkojnë në grevë në kohë të pacaktuar dhe me këtë veprim legjitim sindikal do të solidarizohen edhe punëtorët e arsimit nga e tërë Kosova me hapa konkret sindikal për të cilët do të vendos Këshilli Drejtues i SBASHK-ut bashkë me kryetarët e niveleve komunale e të Universiteteve.SBASHK-u i është drejtuar MASHT-it dhe institucioneve të tjera të Kosovës dhe asamblistëve te Kamenicës që të kërkojnë nga kryetari që të heq dorë nga kjo ide e ngutshme.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se arsye e mbylljes së shkollave janë kushtet e këqija higjienike në këto shkolla.Ndryshe, 19 shkolla pritet të mbyllen në Kamenicë në muajin shtator, sipas vendimit të kreut të kësaj komune Qëndron Kastrati për shkak të gjendjes së keqe në të cilën ndodhen ato.Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, në muajin maj ka deklaruar se do ta organizojë një referendum për reformimin e arsimit në komunën që udhëheq ai.Ndonëse i pari i Kamenicës ka thënë se kjo reformë është në të mirë të arsimit në këtë komunë, ai e pranon se reforma mund të lërë pa punë një pjesë të mësimdhënësve aktualë.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *