Klubi i Hendbollit Drita po shuhet

Klubi i Hendbollit Drita po shuhet

Komuna e Gjilanit tash e sa kohë ka degraduar klubet sportive në Gjian duke mos i ndihmuar aspak, pasi shumë klube sportive përballen me gjendje të rëndë financiare duke mos arritur as ushqimin ti siguroj sportistëve si gjë elementare, shembulli konkret është klubi i hendbollit Drita i cili po shuhet.

Kapiteni i klubit të hendbollit Drita Arbër Sylejmani përmes një postimi në facebook, ka paralajmëruar shuarjen e klubit me traditë shumë vjeçare i cili i rezistoi dhe kohërave më të vështira “Hc Drita”.

Ja postimi i plotë:

“Në rend të parë ju faleminderit të gjithëve që ishit me ne dhe për ne gjatë gjithë kohës, që ndatë minutat më të vlefshëm të jetës tuaj për të na realizuar ëndrrat tona, të cilat deshtëm apo nuk deshtëm tashmë po shuhen. Gjithmonë e kam menduar se letra lamtumirës do të ishte ndryshe dhe jo në këtë formë, pasi që zemra më dhemb edhe më shumë kur e mendoj se klubi për të cilin jetuam dhe vepruam mund të mos ekzistojë më. Siç edhe keni dëgjuar Klubi i Hendbollit “Drita” është në prag të shuarjes për shkak të krizës së madhe financiare nëpër të cilën ndodhet. Të gjitha përpjekjet dhe sakrificat e bëra po shkojnë drejt fundit sepse ndjehemi të dorëzuar pranë një gjendje katastrofale në sportin e qytetit të Gjilanit që lejon të shuhet njëri ndër klubet ikonike të këtij qyteti. Unë ende nuk e besoj dhe nuk mund ta imagjinoj shuarjen, por nga dita e ditës dëshprimi po mund shpresën. Shpresën për të ardhmen e të rinjëve të shumtë gjilanas që e duan hendbollin. Shpresën të cilën të gjithë po e presim…

Lamtumirë Drita jonë!”

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *