Dr. Arben Bislimi nga Gjilani i bashkohet Kadri Veselit në PDK

Dr. Arben Bislimi nga Gjilani i bashkohet Kadri Veselit në PDK

Doktori i njohur i Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi nga Gjilani, i është bashkuar sot PDK-së në garën për zgjedhjet parlamentare. Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli, e ka vlerësuar lart bashkimin e Dr. Bislimit me vizionin e tij për reformat në shëndetësi dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ndryshimi i bërë në sektorin e shëndetësisë, ka bërë që shumë profesionistë t’i bashkohen vizionit tonë politik. Edhe doktor Arben Bislimi, specialist i Onkologjisë, iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai është Kryetar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës dhe i takon gjeneratës që i funksionalizuan shërbimet në Klinikën e Onkologjisë.

Doktor Arben Bislimi është profesionist dhe humanist i shquar, si dhe person me virtyte të larta etike dhe njerëzore. Për dy vjet qeverisje në shëndetësi kemi bërë më shumë se të tjerët për dy dekada. Me njerëz kompetentë dhe të pakomprometuar, ne do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *