Mehmeti: Vërehet një disponim i madh politik dhe pozitiv për LDK-në

Mehmeti: Vërehet një disponim i madh politik dhe pozitiv për LDK-në

Zgjedhjet në nivel të LDK-së në Gjilan po shkojnë mirë dhe po vërehet një disponim i madh politik në frymën e një ambienti pozitiv për LDK-në. Gjatë takimeve që kemi nëpër lokalitete të ndryshme qytet e fshat vërehet se ekziston ende fryma e lartë mobilizuese dhe poashtu edhe një motiv i lartë për të mbështetë LDK-në thotë për rajonipress Arben Mehmeti kryetar i shtabit të LDK-së në Gjilan.

Arben Mehmeti mendon se fryma entuziaste buron nga pushteti aktual që në masë të madhe ka kryer obligimet që dalin nga premtimet e kaluara politike. “Tashmë Gjilani nën qeverisjen e LDK-së ka ndërrue substancialishtë ngase nuk ka lokacion, ku nuk ka shtri dorën e ndihmesës për qytetarët e komunës sonë dhe poashtu tashmë janë në përfundim të gjitha projektet e mëdha që Gjilanin e bëjnë një komunë shumë të zhvilluar dhe shembull në nivel Kosove për qeverisje kualitative dhe në shërbim të qytetarëve” thotë Mehmeti.

“Poashtu duke parë se në listën e kandidatëve nga Gjilani janë disa aktivistë të dëshmuar të partisë si dhe poashtu ka kandidatë që kanë një përvojë të madhe politike dhe profesionale qoftë në nivel vendi e poashtu edhe në nivel ndërkombëtar. Kandidatët nga LDK e Gjilanit janë të pa krahasueshëm me kandidatët tjerë të partive tjera politike për nga bagazhi i tyre politik, profesional, shoqëror, patriotik etj, prandaj ne vlerësojmë se është interes i Gjilanit që këta të jenë pjesë e kuvendit të Kosovës e që ne besojmë se këta sigurt do të jenë pjesë e kuvendit.Dhe këto janë edhe argument që si duket ndikojnë edhe në qytetarë dhe aktivistë pasi po vërehet një masovitet i madh gjatë këtyre tubimeve paraelektorale” tha Mehmeti./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *