LAJMI I FUNDIT: Gjilani sot zyrtarizon ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë

LAJMI I FUNDIT: Gjilani sot zyrtarizon ish-futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë

Gjilani është rikthyer nga Zvicra pas miqësores së zhvilluar me Schaffhausen ku triumfuan 0-2.

Por bardhekuqtë sot do ta bëjnë prezantimin e ish-mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Franc Veliu.

Ish-anëtari i Flamurtarit ka udhëtuar drejt Kosovës dhe sot pritet prezantimi i tij te Gjilani.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht lajmin. Gjatë intervistës për gazetën, Veliu pranoi se është në bisedime me Gjilanin. Mbrojtësi flet për herë të parë edhe për largimin nga Flamurtari. Veliu deklaron se nga Idrizi nuk mori garanci për detyrimet e prapambetura.

Franci, cili do të jetë ekipi juaj i ri?

Jam në bisedime me ekipin e Gjilanit në Kosovë. Të them të drejtën kam qenë prej shumë kohësh dhe jam afër firmosjes me këtë ekip.

Pse me kaq vonesë për të ardhmen?

Çdo futbollist kërkon më të mirën për karrierën e tij dhe disa oferta të marrin kohë për të vendosur.

Idrizin, pse nuk keni vendosur për të qenë pjesë e Flamurtarit?

Është e vërtetë, jam takuar me presidentin Idrizi, por pa marrë garanci për detyrimet e kaluara nuk mund të vazhdoja përsëri. Të gjithë jemi profesionistë në punën që bëjmë dhe duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin në çdo vendim që marrim, qoftë edhe pa dëshirën tonë. Flamurtarit i uroj suksese këtë kampionat.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *