Ujkani: Jemi të gatshëm të vdesim në fushë për t’i arritur qëllimet tona, jemi të përgatitur për Anglinë

Ujkani: Jemi të gatshëm të vdesim në fushë për t’i arritur qëllimet tona, jemi të përgatitur për Anglinë

Samir Ujkani është deklaruar para ndeshjes me Anglinë, duke thënë se ‘Dardanët’ besojnë se mund të kualifikohen në Euro 2020.

Kosova ka shkuar në Southampton me një rekord prej 15 ndeshjeve pa humbje, pas fitores 2-1 ndaj Republikës Çeke në fundjavën e kaluar.

Në një intervistë për ‘The Guardian’, kapiteni i Përfaqësueses tonë ka thënë se ata do të tentojnë të fitojnë ndaj ‘Tre Luanëve’, por janë në dijeni se para vetes e kanë një kombëtare të madhe.

“Ëndrra po vazhdon”, ka thënë Ujkani. “Kam menduar se do të kalojnë katër deri në gjashtë vite për ne që të jemi gati, por tani ne jemi duke i përjetuar të arriturat e mëdha”.

“Nëse mund të kualifikohemi, atëherë do të ishte e mrekullueshme, por ne jemi një skuadër që duam të rritemi edhe më shumë dhe ta bëjmë të ardhmen tonë të bukur për vendin tonë”.

“Unë, bashkëlojtarët dhe stafi jemi të gatshëm të vdesim në fushë për t’i arritur qëllimet tona. Kemi arritur këtu dhe nuk duam ta lëshojmë këtë mundësi”, ka shtuar më tej kapiteni i Kosovës.

Ndeshja që zhvillohet në kuadër të Grupit A, do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit. /Telegrafi/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *