Vetëm PDK ka guximin dhe vullnetin për ta bërë ndryshimin që e duan qytetarët e Kosovës

Vetëm PDK ka guximin dhe vullnetin për ta bërë ndryshimin që e duan qytetarët e Kosovës

Reformat në shëndetësi, arsim, rikthimi i dinjitetit të kulturës dhe sportit, rritja e pagave, luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit, forcimi i lidhjes së ngushtë vëllazërore me Republikën e Shqipërisë janë disa nga arsyet për tu bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari ynë, z. Kadri Veseli, prioritet në të gjitha programet e tij ka pasur rininë. Rinia është ajo që krijon zhvillimin dhe ndërton të ardhmen ka shkruar Erlehta Osmani kandidatja më e re në listën e PDK-së.

Edhe unë, qysh në moshë shumë të re, kam filluar rrugëtimin tim politik.
Fillimisht, si këshilltare e Kuvendit Komunal në Gjilan, ku në çdo mënyrë jam përpjekur të jem zëri i qytetarëve dhe ti mbroj interesat e tyre.
Përvojë e veçantë dhe privilegj është të jem edhe kryetare e organizatës më të madhe rinore politike në Gjilan, Rinisë Demokratike. Me të rinjtë dhe të rejat e kësaj komune udhëtojmë bashkë çdo ditë drejt një ideali të përbashkët.
Të gjithë ne, duam ta shohim Kosovën një vend me perspektivë dhe më të bukur për të jetuar.
Rinia është thelbi i çdo demokracie.
Janë forca e ndryshimit të një vendi.
Andaj, jam shumë krenare që i përkas një subjekti politik që ka kaq shumë hapësirë për rininë.
Më shumë se 40 kandidatë në listën zgjedhore janë të rinj e të reja.
Prandaj,e di që vetëm PDK ka guximin dhe vullnetin për ta bërë ndryshimin që e duan qytetarët e Kosovës sepse u beson të rinjve ka shkruar Erlehta Osmani.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *