Përkujtohet polici i vrarë në detyrë Lazim Rexhepi

Përkujtohet polici i vrarë në detyrë Lazim Rexhepi

Elmina Mahmuti është shprehur se vetit profesionale njerëzorë e para së gjithash humane të Lazimit, janë motivim shtytës për gjithë ne kolegët e tij pjesëtar të Policisë së Kosovës si dhe do të mbeten përgjithmonë shembull për gjeneratat e ardhshme.

Kolonel Elmina Mahmuti, dhe Nën Kolonel Shaban Azizi, me bashkëpunëtor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës nё Gjilan, nё vigjilje tё përvjetorit tё rёnjes në detyrë tё kolegut Lazim Rexhepi nё shenjë respekti dhe përkujtimi kanë vizituar Stacionin Policor në Kamenicë, ku janë pritë nga Komandanti Kapiten Florim Klaiqi dhe stafi i tij.

Sё bashku me anëtarët e familjes së të ndjerit edhe stafi komandues të stacionit policor tё Kamenicës, pranë lapidarit tё Policit Lazim Rexhepit janë vendosur kurora dhe lule tё freskëta.

Nga njё fjalim rasti Kolonel Elmina Mahmuti ёshtё përkujtuar puna dhe devotshmëria e Lazimit. Ajo është shprehur se vetit profesionale njerëzorë e para së gjithash humane të Lazimit, janë motivim shtytës për gjithë ne kolegët e tij pjesëtar të Policisë së Kosovës si dhe do të mbeten përgjithmonë shembull për gjeneratat e ardhshme.

Policia e Kosovës gjithmonë do ta përkujtoj me pietet, do të mburremi dhe ndjehemi krenar që e patëm Kolegë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *