Riad Rashiti: Gjilani ka ditët e numëruara për furnizim me ujë

Riad Rashiti: Gjilani ka ditët e numëruara për furnizim me ujë

Riad Rashiti kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike përmes një postimi në facebook ka thënë se tashmë Gjilani i ka ditët e numëruara për furnizim me ujë të pijes.

Ja postimi i tij i plotë:

Sot vizituam pendën e Përlepnicës nga e cila me ujë të pijshëm furnizohet qyteti i Gjilanit. Takuam menaxhmentin e KRU Hidromorava, të cilët shprehën shqetësimin e tyre për mungesën e të reshurave atmosferike.

Ata deklaruan se jemi në fazën kritike të furnizimit sepse jemi shumë afër nivelit përcaktues të minimumit teknik të përdorimit të ujit të pijshëm, pra jemi në pikën e fundit para se të hargjohet tërësisht uji në pendë.

Ky problem kërkon trajtim serioz dhe urgjentë nga institucionet relevante dhe qendrore.

Për këtë problem serioz të furnizimit me ujë, sigurisht që nuk është fajtor ngrohja globale, por papërgjegjësia institucionale. Pasi që deri më tani ende nuk kemi një studim për një zgjidhje të qëndrushme.

Shpresë e vetme mbetet lutja ndaj Zotit për të rënë shi.

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *