Drita vetëm barazim me Drenicën

Drita vetëm barazim me Drenicën

Drita ka barazuar me Drenicën si mysafir me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë.

Ndeshja ishte e bukur me shumë raste nga të dyja anët.

Goli i parë erdhi në minutën e 38-të, kur Gilberto Fortunato realizoi me kokë pas një harkimi të Izair Eminitpër 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pjesa e dytë nisi me gol nga Ardian Limani i Dritës, por që u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, në skenë doli Diar Prokishi që shënoi në minutën e 89-të me një goditje në gërshërë.

Pas këtij barazimi Drita ka 18 pikë dhe është në vendin e dytë, ndërsa Drenica me nëntë pikë mbanë vendin e tetë. /Telegrafi/

06Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *